Share the post "Posta e Maqedonisë së Veriut merr pjesë në sesionin e Këshillit të Operacioneve Postare të UPU-së në Bern"
Delegacioni i Postës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga drejtori gjeneral, Orhan Kurtishi, dhe udhëheqësi i Sektorit për Çështje Ekonomike dhe Financiare, Ismail Mislimi, merr pjesë në sesionin e Këshillit të Operacioneve Postare (POC) të Unionit Postar Universal (UPU), i cili zhvillohet nga 19 deri më 23 tetor 2026 në Bernë, Zvicër.
Programi i sesionit përfshin çështje të rëndësishme për zhvillimin e sektorit postar ndërkombëtar, me fokus në zinxhirin e furnizimit, shërbimet fizike postare, si dhe shërbimet digjitale, financiare dhe të qëndrueshme. Gjatë javës janë paraparë mbledhje të komisioneve, një forum tematik dhe seanca plenare të Këshillit.
Pjesëmarrja në këtë sesion ofron mundësi për shkëmbimin e përvojave me përfaqësues të operatorëve postarë nga vende të ndryshme, ndjekjen e zhvillimeve bashkëkohore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Posta e Maqedonisë së Veriut synon që përvojat dhe njohuritë nga këto diskutime të shërbejnë në mbështetje të modernizimit të shërbimeve, përmirësimit të cilësisë dhe zhvillimit të një rrjeti postar më efikas e të qëndrueshëm.
Shqip








