I nderuar Kryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Hristijan Mickoski,
I nderuar Zëvendëskryetar i Qeverisë dhe Ministër i Transportit, z. Aleksandar Nikoloski,
I nderuar Zëvendëskryetar i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali,
Të nderuar përfaqësues të qeverisë, funksionarë,
Të nderuar media, të nderuar të pranishëm…
Sot është një ditë e rëndësishme për Postën e Maqedonisë së Veriut, si dhe për punonjësit e saj!
Me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përmes Ministrisë së Transportit, për nevojat e institucionit tonë kemi pranuar një donacion prej 100 mjeteve transportuese, nga të cilat 90 automjete (pikap) dhe 10 furgonë!
Kjo mbështetje do ta përmirësojë ndjeshëm punën e përditshme në institucionin tonë, duke u mundësuar qytetarëve shërbime më cilësore.
Me marrjen e detyrës sime si drejtor i përgjithshëm, analizova gjendjen e përgjithshme, ku vura re shumë nevoja – si në aspektin infrastrukturor dhe kushtet e punës, ashtu edhe në aspektin kadrovik.
Këto çështje i kam diskutuar vazhdimisht me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministrin e transportit Aleksandar Nikoloski, tek të cilët hasa mirëkuptim dhe derë të hapur për bashkëpunim.
Mungesa e mjeteve transportuese ishte një nga pikat më të dukshme që na krijonte probleme të vazhdueshme në funksionimin e përditshëm!
Me këtë rast, dua të theksoj një fakt:
Në dhjetë vitet e fundit nuk ka pasur një përkushtim kaq serioz nga Qeveria ndaj institucionit tonë.
Për këtë arsye, dua ta falënderoj kryeministrin Hristijan Mickoski, ministrin Aleksandar Nikoloski, zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë Bekim Sali dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë mbështetje, sot përmirësojmë ndjeshëm infrastrukturën postare, duke lehtësuar ofrimin e shërbimeve postare më shpejt dhe më efikas.
Por, përkushtimi ynë dhe investimet kapitale nuk do të mungojnë.
Ne qëndrojmë pas premtimeve tona programore për modernizimin e Postës, përmes përmirësimit të infrastrukturës postare, rinovimit të stafit dhe përmirësimit të kushteve të punës.
Nga një institucion që në të kaluarën ka qenë i harruar, do ta rikthejmë interesin për Postën.
Së bashku me Qeverinë, në asnjë moment nuk do ta ndalim përkushtimin tonë për realizimin e qëllimeve tona!
Ju faleminderit!
Shqip









