Gjatë periudhës 21.07-23.07.2026 Posta e Maqedonisë së Veriut -Shkup u përball me ndërprerje teknike në funksionimin e një pjese të sistemeve operative, e cila përkohësisht ndikoi në realizimin e proceseve teknologjike dhe në ofrimin e disa shërbimeve postare. Menjëherë pas konstatimit të problemit, u angazhua sektori përgjegjës, i cili ndërmori aktivitete për eliminimin e tij dhe për rikthimin e funksionimit normal të sistemeve.Sistemet u vunë sërish ne funksion më 24.07.2026. Pas rikthimit të tyre në funksion, Ndërmarja filloi me përpunimin prioritar të dërgesave të vonuara dhe normalizimin gradual të komunikacionit postar. Ndërprerja e ndodhur përbënte incident teknik, i cili nuk ishte rezultat i një aktiviteti të planifikuar apo një qëllimi për të kufizuar ofrimin e shërbimeve postare.
Related posts
Shqip





