Share the post "INFORMACION LIDHUR ME NDRYSHIMET NË LIGJIN PËR TVSH PËR DËRGESAT NGA E- TREGTIA"
Të nderuar klientë
Ju informojmë se janë miratuar ndryshime në ligjin për TVSH (në fuqi nga 18.12.2025), me të cilat hiqet përjashtimi nga TVSH për dërgesat e porositura online me vlerë deri më 22 euro.
Sipas ndryshimeve të reja, Posta e Maqedonisë së Veriut, për shkak të përcaktimit të TVSH – së, është e obliguar që të gjitha dërgesat e porositura online t’i dërgojë në kontrollë doganor. Ky detyrim i ri krijon vonesa gjatë përpunimit dhe kontrollit doganor të dërgesave.
Posta e Maqedonisë së Veriut së bashku me Administratën Doganore, po punojnë për gjetjen e zgjidhjeve për përshpejtimin e formaliteteve doganore dhe përpunimin e dërgesave, me qëllim që ato të arrijnë sa më shpejtë te pranuesit/përdoruesit.
Prandaj ju lutemi për durim dhe mirëkuptim.
″Posta e juaj e Maqedonisë së Veriut″
Shqip



