Të nderuar,
Posta e Maqedonisë së Veriut është një kompani me rëndësi të veçantë për shtetin, ndërsa punonjësit, si pjesë përbërëse e saj, janë faktorët kryesorë për zhvillimin e këtij institucioni të rëndësishëm.
Qëllimi ynë si Këshill Drejtues është që Posta e Maqedonisë së Veriut të zhvillohet, të përmirësohet efikasiteti i shërbimeve, të ulen shpenzimet dhe, më e rëndësishmja, të rritet profitabiliteti.
Kjo është pjesë e strategjisë në të cilën po punojmë dhe njëkohësisht dëshirojmë ta informojmë publikun se Posta siguron mjete për funksionim dhe veprimtari të suksesshme.
Në këtë drejtim, ju informojmë se falë angazhimit të drejtorit të përgjithshëm Orhan Kurtishi, Këshillit Drejtues dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mjetet për pagesën e pagave për punonjësit për muajin janar janë siguruar, deri në datën e sotme, 02.02.2026.
Me respekt,
Kabineti i Drejtorit të Përgjithshëm
Shqip



