Share the post "Prezantimi i skanerit të ri për dërgesat postare – donacion nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për drogën dhe krimin"
Skaner i ri për dërgesat postare, donacion nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, u prezantua sot në QKKP Shkup 2 – dogana. Drejtori i Përgjithshëm Orhan Kurtishi falënderoi përfaqësuesit e vendeve që dhuruan pajisjet (SHBA-ja, Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe Suedia), si dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) në vendin tonë, e cila është me rëndësi të jashtëzakonshme për operacionet postare.
Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, ai theksoi: “Jetojmë në një kohë në të cilën përballemi çdo ditë me kërcënime serioze të shkaktuara nga rrjetet kriminale, të cilat janë të përfshira në trafikimin e substancave të ndaluara, armëve të zjarrit, drogës etj. Për këto arsye, ky donacion është më se i rëndësishëm për zbulimin pa probleme të substancave dhe sendeve të tilla, të cilat mund të jenë pjesë e dërgesave postare.”
Shpreh falëmnderimet e mia të veçanta për trajnimin që kanë ndjekur kolegët tanë të cilët do të punojnë në skanerin e ri të dhuruar për zbulimin e armëve të zjarrit, pjesëve dhe komponentëve të tyre, municioneve dhe eksplozivëve. Aftësitë e fituara përmes trajnimit të specializuar do t’i ndihmojnë punonjësit tanë që janë pjesë e këtij programi të zbatojnë njohuritë e fituara në praktikë, përfundoi Kurtishi.
Bashkëpunimi i Postës dhe Administratës së Doganës në projektin Hermes është i karakterit rajonal dhe përfshin Shqipërinë dhe Kosovën. Projekti, i cili filloi në vitin 2023, me nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit, u finalizua sot me dhurimin e pajisjeve, të cilat do të ndihmojnë në zbulimin në kohë të artikujve të paligjshëm dhe të ndaluar në dërgesat postare.
Shqip











