Share the post "Informacion në lidhje me publikimet në media për kontratën e nënshkruar me Triterol petrol"
Të nderuar,
Lidhur me informacionin e publikuar në media më datë 05.05.2025 me titull ″Dy muaj pas marrjes së licencës, kompania e Ljupço Pecov – Djalli fitoi tender nga Posta″ dëshirojmë të theksojmë se:
Posta ka lidhur marrëveshje (procedurë e hapur) për furnizim me karburant për automjetet zyrtare e ndarë në 20 pjesë.Triterol ka fituar dy pjesë të kësaj procedure, për furnizim me karburant për automjetet zyrtare, për Postën e Strumicës dhe Postën e Valandovës, me vlerë deri më 850.000.00 denarë për të dyja pjesët.
Malli që është objekt i prokurimit në këtë procedurë ka një çmim për njësi i cili rregullohet nga organi rregullator përkatës.
Licenca e përmendur për këtë lloj furnizimi, në përputhshmëri me Ligjin për prokurime publike, nuk kërkohet. Kompanisë së përmendur në kontekst me Postën i është hequr licenca për tregëti me shumicë.
Ne, si Postë nuk mund të mbrohemi nga kompani ndaj të cilave zhvillohet çfarëdo lloj procedure, e të cilat kanë dokumentacion të vlefshëm të marrë nga organet shtetërore, të nevojshëm për pjesëmarrje në procedurat e prokurimeve publike, dhe të cilat janë aktive në sistemin elektronik për prokurime publike.
Me respekt,
Kabineti i drejtorit gjeneral