Të nderuar përdorues,
Lidhur me shkrimet në media për problemet me shpërndarjen e faturave të energjisë elektrike në adresën tuaj, dëshirojmë t’ju informojmë se shpërndarja e faturave kryhet rregullisht në të gjithë territorin e shtetit.
Sipas Ligjit për Shërbime Postare “Pranuesi i dërgesave postare është i detyruar të sigurojë vendosjen dhe mirëmbajtjen e një kutije postare shtëpiake, në hyrje të ndërtesës familjare ose individuale banimi, përkatësisht në hyrje të një hapësire afariste, ku do të dorëzohen dërgesat postare. Kutitë postare duhet të mirëmbahen nga pranuesi në mënyrë që të sigurohet shpërndarja e sigurt e dërgesave postare”.Po ashtu, Ligji për Shërbimet Postare përcakton që ofruesit e shërbimeve postare nuk do të kryejnë shpërndarjen e dërgesave postare nëse paraprakisht nuk janë siguruar kushtet e lartëpërmendura.
Nëse ka probleme me shpërndarjen, ju lutemi që përdoruesit tanë të na kontaktojnë, me qëllim zgjidhjen e problemeve të shpërndarjes në rajone të caktuara.
Shqip





