
Share the post "Përfaqësues të Europa nostra dhe Institutit të Bankës Evropiane të Investimeve në Post"
Në periudhën 29 – 31.05.2023. përfaqësues të Europa Nostra, Graham Bell dhe Institutit të Bankës Evropiane të Investimeve, Peter Bond dhe Mario Aymerich, zhvilluan takime pune me përfaqësues të Postës, qëllimi i të cilave është rindërtimi i sallës së sportelit të djegur, e cila është një nga shtatë objektet më të rrezikuara për vitin 2021.
Qëllimi i vizitës është rikthimi në funksion i sallës së sportelit, e cila është shpallur një trashëgimi e rëndësishme kulturore. Prandaj, të gjithë palët e interesuara kanë punuar për një kohë të gjatë në harmonizimin e të gjitha mundësive logjistike, teknike dhe operacionale si dhe rregulloreve ligjore, në mënyrë që ky objekt të mbrohet dhe të restaurohet sa më shpejt.
Projektimi dhe krijimi i mundësive për zhvillimin e këtij procesi afatgjatë është një synim i përbashkët i institucioneve vendase, të cilat ofrojnë mbështetjen e tyre, si dhe përfaqësuesve të Europa Nostra dhe Institutit të Bankës Evropiane të Investimeve.
Shpresoj dhe besoj se të gjithë së bashku do të arrijmë t’ia kthejmë shkëlqimin kësaj perle të jashtëzakonshme të arkitekturës brutaliste dhe monumentit më domethënës të ndërtimit të Shkupit pas tërmetit, theksoi në prezantimin e saj drejtoresha e përgjithshëm Bujare Abazi.