Share the post "LAJMËRIM – SHPALLJE PUBLIKE Për plotësimin e vendeve të punës në kohë të pacaktuar"
Materialet për testimin e kandidatëve lidhur me publikimin e shpalljes publike më dt. 06.08.2016 në shtypin ditor KOHA dhe VECER të SHA “Posta e Maqedonisë” – Shkup
Kandidatët do të testohen me pyetje nga materialet e lartpërmendura, edhe atë për çdo vend pune si vijon:
А. Nga Ligji për shërbimet postare dhe Rregullorja për kushtet e përgjithshme për sigurimin e shërbimit universal, kandidatët nga vendet e punës në vijim:
1.1. Sekretar teknik i Drejtorit të Përgjithshëm,
1.8. Bashkëpunëtor për shitje, Sektori i marketingut dhe shitjes
1. 9 Bashkëpunëtor për komunikim, Sektori i marketingut dhe shitjes
1.10. Bashkëpunëtor për hulumtimin e konkurrencës, Sektori i marketingut dhe shitjes
1.13. Bashkëpunëtor për eksport, import dhe shpedicion, Sektori për çështje ekonomike dhe financiare
1.14. Bashkëpunëtor për përllogaritje për dërgesat postare ndërkombëtare, Sektori për komunikacion postar
1.15. Bashkëpunëtor për përllogaritje të shpenzimeve transitore dhe terminale (për pakot), Sektori për komunikacion postar
1.16. Bashkëpunëtor për organizimin dhe zhvillimin e rrjetit postar, Sektori për komunikacion postar
1.18. Bashkëpunëtor për kontrollin e kualitetit të komunikacionit të brendshëm, Shërbimi i pavarur për kontroll të kualitetit
4.1 Bashkëpunëtor për marketing Njësia Rajonale – QKRP Tetovë,
6.2 Bashkëpunëtor për shërbime postare-financiare dhe bankare Njësia Rajonale – QKRP Kërçovë
11.1 Drejtues i NJR Radovish Njësia Rajonale – QKRP Radovish
B. Nga Ligji për procedurë gjyqësore, Ligji për marrëdhënie pune dhe Ligji për shoqëritë tregtare, kandidatët nga vendet e punës në vijim:
1.3. Bashkëpunëtor për kuadro dhe arsim, Sektori për çështje juridike, kadrovike, arsimore dhe punë të përgjithshme
1.4 Bashkëpunëtor për përfaqësim dhe marrëveshje, Sektori për çështje juridike, kadrovike, arsimore dhe punë të përgjithshme
2.1 Bashkëpunëtor për çështje juridike dhe të përgjithshme në Njësinë Rajonale – QKRP Shkupi 1,
7.1 Bashkëpunëtor për çështje juridike dhe të përgjithshme në Njësinë Rajonale – QKRP Ohër
10.1 Bashkëpunëtor për çështje juridike dhe të përgjithshme në Njësinë Rajonale – QKRP Manastir
C. Nga Ligji për tatim personal i ardhurave dhe Ligji për tatimin e vlerës së shtuar, kandidatët nga vendet e punës në vijim:
1.11 Bashkëpunëtor për punë financiare, Sektori për punë ekonomike dhe financiare
1.12 Bashkëpunëtor për kontabilitet financiar dhe material, Sektori për punë ekonomike dhe financiare
Ç. Nga Ligji për ndërtim, kandidatët nga vendet e punës në vijim:
1.17 Inxhinier kryesor, Shërbimi i pavarur i ndërtimtarisë dhe investimeve;
D. Nga Udhëzimi për punën e punonjësve të sporteleve, kandidatët për vendin e punës punonjës sporteli në të gjitha Njësitë Rajonale në të cilat kërkohet.
DH. Nga Udhëzimi për punën e postierëve, kandidatët për vendin e punës postier në të gjitha Njësitë Rajonale në të cilat kërkohet.
E. Nga Ligji për tatimin personal, Ligji i TVSH-së dhe Ligji për marrëdhënie pune, kandidatët për vendet e punës në vijim:
6.1 Shef i Shërbimit për çështje ekonomike – juridike në Njësinë Rajonale – QKRP Kërçovë.
15.1 Shef i Shërbimit për çështje ekonomike – juridike në Njësinë Rajonale – QKRP Gjevgjeli
Intervistë do të mbahet me kandidatët për vendet e punës në vijim:
1.2. Administrator, Kabineti i Drejtorit të përgjithshëm
1.5 Bashkëpunëtor – administrues sistemi, Sektori për teknologji informatike
1.7 Administrator i bazës së të dhënave, Sektori për teknologji informatike
1.19. Bashkëpunëtor për siguri, Shërbim i pavarur për siguri
1.20. Vozitës në Drejtori, Shërbim i pavarur për parkun vozitës
4.3. Arkivist – administrator në Njësinë Rajonale QKRP – Tetovë
4.4. Punëtor i përgjithshëm në Njësinë Rajonale QKRP – Tetovë
Lajmërimi për kohën dhe vendin e mbajtjes së testimit/intervistës dhe lista e kandidatëve të paraqitur në rregull që do të testohen/intervistohen në mënyrë shtesë do të publikohen në ueb faqen zyrtare të SHA “Posta e Maqedonisë” – Shkup, në www.posta.com.mk së paku një javë para mbajtjes së testimit/intervistës.
1. Ligji për procedurë gjyqësore
2. Ligji për marrëdhënie pune
3. Ligji për shoqëritë tregtare
4. Ligji për shërbime postare
5. Rregullorja për kushtet e përgjithshme për sigurimin e shërbimit universal
6. Ligji për tatim personal i ardhurave
7. Ligji për tatimin e vlerës së shtuar
8. Ligji për ndërtim
9. Udhëzimi për punën e punonjësve të sporteleve në Njësitë e rrjetit postar në SHA “Posta e Maqedonisë” – Shkup
10. Udhëzimi për punën e postierëve