Drejtori i Postës së Maqedonisë, z. Rafiz Aliti, sot u takua me dy të punësuarit të cilët treguan guxim, humanitet dhe përkushtim të madh dhe i ndihmuan pesëdhjetë e një vjeçares S.S. nga Shkupi mbi të cilën ishte kryer vepër penale “Tentim për vjedhje”, në afërsi të hyrjes së Postës së Maqedonisë-2 në stacionin e ri hekurudhor.
Akit Aziri dhe Amir Zendeli, të cilët janë të punësuar në Shërbimin e Sigurisë në Postën 2, në mëngjesin e 14 dhjetorit e kanë ndaluar sulmin ndaj shkupjanes dhe ndihmuan në kapjen e vjedhësit, duke u vënë në mbrojtje të qytetares së sulmuar. Aziri dhe Zendeli, pasi që e kishin vënë re incidentin në kamerat e sigurisë në Postën e Maqedonisë 2, menjëherë kanë reaguar, kanë parandaluar vjedhësin dhe ngjarjen e kanë paraqitur në polici.
Drejtori Aliti, e përshëndeti këtë akt të guximshëm të të dy punonjësve, të cilët para së gjithash e treguan humanitetin dhe gatishmërinë e tyre të vihen në shërbim të qytetarëve, madje edhe duke vënë jetën e tyre në rrezik dhe theksoi se ata mund të jenë një shembull, jo vetëm për të gjithë të punësuarit në Postën e Maqedonisë, por edhe më gjërë për çdo qytetar, i cili do të duhej të ndihmojë në një situatë të ngjashme.
Me këtë rast, Drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Rafiz Aliti dy punonjësit e përkushtuar dhe mbi të gjithash human i shpërbleu me një shumë të volitshme për veprën e bërë.
Македонски
Shqip





