Share the post "Promovohet pulla postare 75 vjetori i themelimit të Unionit të Filatelistëve të Maqedonisë"
Me promovimin e pullës postare, sot u shënua jubileu ″75 vjetori i themelimit të Unionit të Filatelistëve të Maqedonisë″
Me këtë rast drejtori gjeneral Orhan Kurtishi duke ururar përvjetorin, kujtoi rëndësinë e ekzistimit të Unionit të Filatelistëve të Maqedonisë dhe theksoi:
″Pullat postare paraqesin vepra artistike nga të cilat mund të mësohen gjëra të rëndësishme dhe interesante për vendin prej nga burojnë. Kështu që, pikërisht nga këto vepra të vogla artistike mësojmë për përvjetorë, ngjarje, personalitete historike, por edhe për ngjarje e gara sportive. Prandaj nuk është tepër të them se ato janë ambasadorë të vendit tonë dhe përfaqësuesit tanë nëpër botë″ përfundoi drejtori gjeneral Kurtishi.
Për rëndësinë e Unionit foli edhe kryetari i Unionit të Filatelistëve Sinisha Pavlevski, dhe u ndanë pllaketa për filatelistët për kontributin e tyre në zhvillimin e filatelisë.Autor i pullës është Sinisha Pavlevski, ajo është botuar në tirazh prej 6000 ekzemplarësh, dhe vlera nominale e saj është 36 denarë.
Shqip











