Share the post "Pengesa në zhvillimin e komunikacionit ndërkombëtar postar"
Të nderuar shfrytëzues,
Duke pasur parasysh situatën me virusin korona si në Maqedoni ashtu edhe në nivel global,Ju informojmë se vazhdon të jetë i vështirësuar shkëmbimi i dërgesave postare ndërkombëtare përmes rrugës ajrore.
Për këto arsye ka ndërprerje të përkohshme në pranimin e dërgesave të komunikacionit ndërkombëtar për të gjitha vendet,për të cilat dërgimi i dërgesave bëhet përmes rrugës ajrore.
SHA” Posta e Maqedonisë së Veriut”-Shkup arriti të mundësojë shkëmbimin e dërgesave postare përmes rrugës tokësore ose sipërfaqësore me këto shtete : Shqipërinë,Greqinë, Kosovën, Rumaninë, Bullgarinë dhe Turqinë.
Për shkak të mbylljes së kufijve, Sërbia është e mbyllur për shkëmbim të dërgesave postare përmes rrugës tokësore ose sipërfaqësore.
Në kontekst të kësaj,Ju informojmë se është mundësuar pranimi i dërgesave në të gjitha njësitë postare për këto shtete : Shqipëria,Greqia, Kosova, Rumania, Bullgaria dhe Turqia.
Për çdo ndryshim shtesë do të informoheni në kohë përmes ueb faqes tonë dhe sporteleve tona.
SHA” Posta e Maqedonisë së Veriut”-Shkup, Ju falënderon për përkrahjen dhe mirëkuptimin.
Македонски
Shqip





