Shënimi i ditës së punonjësve postar 22 Prilli
Tradicionalisht çdo vit më 22 Prill ,ditën e punëtorëve postarë të Maqedonisë së Veriut, punonjësit që kanë kaluar 15 dhe 30 vjet në kompani marrin shpërblime simbolike në të holla.
Sot ,kur e festojmë 22 Prillin, ditën e punëtorëve postarë të Maqedonisë së Veriut ,është nder dhe kënaqësi të ju përshëndes dhe të ju uroj një festë të lumtur ,me këtë rast kolegë të nderuar unë vetëm dua të ju përkujtoj për atë që është e njohur për të gjithë ,sepse ardhmëria e Postës së Maqedonisë jeni ju,punëtorët që e bëni këtë kompani të suksesshme dhe profitabile,besoj se kemi të njejtin qëllim dhe sfidë,e kjo është Posta e Maqedonisë.Të gjithë, së bashku mund ti arrijmë qëllimet tona”. Theksoi drejtori gjeneral i postës së Maqedonisë Ejup Rustemi në fjalimin e tij me rastin e kremtimit të punonjësve postar.