Promovohet pulla postare dedikuar Jashar Bej Shkupit
“100 vite nga vdekja e Jashar Bej Shkupit” është pulla postare e cila sot u promovua në Komunën Çair.Pullën postare e promovoi drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë Ejup Rustemi i cili me këte rast theksoi: “Posta e Maqedonisë është e nderuar që të përfaqësojë historinë tonë, ngjarjet, personalitetet dhe zhvillimet e rëndësishme, jo vetëm nëpërmjet shërbimit tradicional postar që është shpërndarja e dërgesave, por edhe nëpërmjet emitimit të pullave të veçanta të cilat ndër vite kanë përcjellë ngjarje, histori dhe personalitete”
Si në të gjitha shtetet tjera edhe në Maqedoninë e Veriut filatelia është pjesë e kulturës e lidhur ngushtë me historinë. Në pullën postare është paraqitur imazhi i tij dhe e njejta është lëshuar me vlerë nominale prej 50 denarë, kurse tirazhi në 6000 ekzemplarë.
Filatelia e Postës së Maqedonisë edhe në të ardhmen do të përkujdeset që përmes pullave postare të nderohet vepra e personaliteteve të shquara.
Në promovim mori pjesë edhe Kryetari i Komunës Çair Visar Ganiu dhe Drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve Skender Asani.