Delegacioni i Postës së Maqedonisë i udhëhequr nga Drejtori gjeneral Faadis Rexhepi, Sasho Pecalevski drejtor për punë juridike, Irfan Ibraimi udhëheqës i sektorit për komunikacion postar dhe Rami Jusufi udhëheqës i sektorit për punë ekonomiko finansiare qëndruan në takim pune në Lubljanë Republika e Slovenisë. U realizuan aktivitete të rëndësishme në interes të Postës së Maqedonisë.
U nënshkruajt memorandum për bashkpunim ndërmjet postës së Maqedonisë dhe postës së Slovenisë për shfrytëzimin e eksperiencave Slovene për një zhvillim të ardhëshem në postën e Maqedonisë. Palët u dakorduan që prioritet i realizimit pas nënshkrimit të këtij memorandumi të jetë shfrytëzimi i ITM aplikacionit te Postës së Slovenisë për doganimin e dërgesava postare nga ana e Postës së Maqedonisë. Aplikacioni do të lehtësoj procesin e doganimit të dërgesave postare të porositura nga intereneti, e cila do të lehtësoj punën e Postës së Maqedonisë dhe doganës.
Me rëndësi të vancantë për zhvillimin e Postës së Maqedonisë është edhe takimi i realizuar me përfaqsues të Shkollës së lartë për poshtë, ekonomi dhe telekomunikacion në LublJanë. U diskutuan mundësitë që Posta e Maqedonisë të dërgoj të punsuarit e sajë për specijalizim, të cilët pas specijalizimit do të angazhohen në trajnimin e të punësuarve në Postën e Maqedonisë.
Posta e Maqedonisë në Postën e Slovenisë ka gjetur përkrahës sërioz në rrugën për realizimin e proJekteve dhe sigurimin e mjeteve nga Unioni Postarë Botërorë.
Pas takimit të sukëseshëm në Lubljanë delegacioni do të vizitoj post – expo 2017 ngjarje e organizur nga Unioni Postarë Botërorë – UPU në Zhenevë.