Share the post "Delegacion nga Posta e Sllovenisë vizitoi Postën e Maqedonisë"
Sot më datë 21.06.2017 përfaqësues të Postës së Sllovenisë vizituan Postën e Maqedonisë.
Delegacioni në përbërje të z.Marjan Osvalld drejor për marëdhënie ndërkombëtare, z.Franc Predikaka këshilltar në Postë Sllovene u takuan me drejtorin gjeneral të Postës së Maqedonisë z. Faadis Rexhepi dhe bashkëpuntorë të tjerë të tij.
- Rexhepi shprehi kënaqësinë e tij për vizitën e përfaqësuesve të Postës Sllovene dhe potencoi që ky është edhe një hap drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet tyre.
Në takim u diskutuan më shumë tema dhe sfera në të cilat mund të zhvillohet bashkëpunimi, theks të veçantë u vendos mbi përvojën që ka Posta e Sllovenisë dhe Drejtoria doganore e Sllovenisë në thjeshtësimin e procedurave për doganim të dërgesave nga shitjet permes internetit.
Përfaqësuesit e Postës Sllovene edhe njëhere shprehën gadishmërin e tyre të veprojnë bashkë me Postën e Maqedonisë në tregun e Maqedonisë dhe Rajonit me shërbime hibride postare.
- Rexhepi nga mysafirët kërkoi mbështetje dhe ndihmë profesionale në shfrytëzimin e mundësive dhe fondeve financiare të cilat i munëdson Unioni Postar Botërorë PostEurop dhe Komisioni Europian.
Për të njejtën ata shprehën gadishmëri të plotë edhe për faktin që z. Marjan Osvalld është anëtarë në këshillin drejtues të Unionit Postar Botërorë.
Përfaqësuesit e Postës së Maqedonisë dhe Postës së Sllovenisë u dakorduan që në të ardhmën të lëshojnë në qarkullim edhe një pullë të përbashkët postare.