Pulla e re jubilare me motive të valutës nacionale dhe me vlerë prej 36 denarë që të nesërmen do të shitet në mbi 300 filijale postare. SH.A “Posta e Maqedonisë” në pres konferencën e ditës së sotme promovoi pullën e re postare jubilare, të emetuar me rastin e përvjetorit – 20 vjet prej pavarësisë monetare të vendit dhe vënjes në qarkullim të monedhës kombëtare – denarit. Në evenimentin i cili u mbajt në sallën në formë rrethi në Drejtorinë e Postës në Shkup, mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, z. Dimitar Bogov. Drejtori i përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, z.Rafis Aliti deklaroi: “Pulla e re postare është punuar në mënyrë të veçantë, special për rastin e 20 vjetorit të pavarësisë monetare dhe i dedikohet valutës tonë nacionale-denarit, që poashtu feston 20 vjet ekzistencë.
Qytetarët do të mund ta gjejnë këtë pullë në cilëndo nga mbi 300 njësitë postare në të gjithë vendin dhe mund ta përdorin këtë pullë në komunikimet reciproke të tyre ose thjesht si një zbukurim i ri, i vlefshëm i koleksioneve të tyre filatelike.
Kjo si një ambasador jozyrtar i Maqedonisë, do të përfaqësojë vendin tonë dhe historinë e saj, në rastin konkret, pavarësinë monetare, kudo në botë”. Guvernatori i Bankës Kombëtare të Maqedonisë, z. Dimitar Bogov, për pullën e re postare tha: “Më vjen mirë që Posta e Maqedonisë në një mënyrë kaq simbolike e jetësoi këtë përvjetor të rëndësishëm. Vula e re është një tjetër mundësi për historinë dhe kulturën e Maqedonisë të promovohet edhe jashta vendit kudo nëpër botë. Banka Kombëtare 20 vjetët e fundit punon po në të njëjtin drejtim, dhe do ta vazhdojë këtë përkushtim për ti promovuar tiparet e vendit tonë gjatë shënimeve të përvjetorëve nëpërmjet banknotave dhe monedhave “. Çmimi i pullës postare është 36 denarë dhe është e përgatitur nga Larisa Donev, dizajnere në Byronë e filatelisë pranë Postës së Maqedonisë.
Në këtë pullë ajo e ka paraqitur figuren e monedhës së nji denarit, ka përdorur një motiv nga një monedhë e vjetër e Maqedonisë ku gjithashtu i qëndron mbishkrimi se është bërë për hir të 20-vjetorit të pavarësisë monetare të Republikës së Maqedonisë. Posta e Maqedonisë shtyp pulla jubilare, pulla të rregullta dhe nga ato me pagesë shtesë prej të cilave ato me vlerë katalogu , mund të blehen në sportelet filatelistike pranë zyrës kryesore postare në Shkup, Manastir dhe Strumicë. Gjithashtu ato mund të gjinden edhe në shitoren e filatelisë në Ohër. Për përgatitjen e tyre është përkujdesur Shërbimi i pavarur i filatelisë pranë Postës së Maqedonsë, i cili për çdo vit shtyp nga 27.000 deri në 30.000 copë pulla postare.