Të nderuar,
Ju njoftojmë se emri i Postës po keqpërdoret sërish, këtë herë përmes rrjetit social Facebook.
Dëshirojmë të njoftojmë shfrytëzuesit tanë se Posta e Maqedonisë së Veriut nuk qëndron pas këtyre njoftimeve në të cilat ofrohen kuti speciale me produkte të ndryshme vetëm për 123 den.
Lusim qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm se ku i lënë të dhënat e tyre personale, sepse SH.A. “Posta e Maqedonisë së Veriut” nuk u dërgon mesazhe elektronike shfrytëzuesve të saj, e as nuk ekziston një fushatë e tillë në faqen tonë zyrtare.
Ju rikujtojmë se çdo përfaqësim i paautorizuar në emër të Postës së Maqedonisë së Veriut përbën abuzim klasik dhe i nënshtrohet përgjegjësisë penale dhe përgjegjësive të tjera ligjore.
Njoftimin e vetëm dhe zyrtar për dorëzimin e dërgesave, ofertave apo shërbimeve tuaja mund ta lexoni në faqen zyrtare www.posta.com.mk.
Faleminderit për raportimin e çdo përpjekjeje të paautorizuar për të keqpërdorur postën.