Share the post "Zëvendësambasadori i Austrisë viziton Postën e Maqedonisë së Veriut"
Bashkëpunimi dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimeve postare, veçanërisht në fushën e digjitalizimit dhe tregtisë elektronike, ishin temat e takimit të sotëm të punës midis Drejtorit të Përgjithshëm Orhan Kurtishi dhe Zëvendësambasadorit të Austrisë në Maqedoni, Matijas Humenberger.
Drejtori i Përgjithshëm Kurtishi tregoi se ka pasur takim edhe me Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Postës Austriake, në të cilin shprehu gjithashtu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin midis dy postave dhe theksoi se mënyra se si funksionon Posta e Austrisë është shembull se si duhet të funksionojë një postë.
Sfidat me të cilat përballet sektori postar, si dhe konkurrenca e padrejtë ishin gjithashtu pjesë e bisedimeve në takimin e sotëm të punës, dhe mbështetja nga Unioni Postar Botëror është gjithmonë i mirëseardhur, theksoi Drejtori i Përgjithshëm Kurtishi.
Vizita e punës u përmbyll me një vizitë në sallën e sportelit të djegur, e cila me arkitekturën e saj përfaqëson një vend ku mund të mbahen ngjarje kulturore, përfundoi Humenberger.