Share the post "Vazhdon promovimi i turizimit përmes emetimit të pullave të përbashkëta postare"
Posta e Maqedonisë vazhdon me promovimin e pullave të përbashkëta postare me drejtoritë tjera postare, të cilat bëhen prodhim mjaftë i kërkuar filatelik ndër kolekcionerët në tregun ndërkombëtar filatetlik.
Duke ndjekur këtë trend, Posta e Maqedonisë në vitin 2016 emetoi pullë të përbashkët postare me Postën e Kosovës, qëllimi i të cilës ishte promovimi i turizmit malor, me motive të Kodrës së Diellit dhe Brezovicës.
Në këtë drejtim, në përputhje me Programin për emitim të pullave postare të Byrosë për filateli të Postës së Maqedonisë për vitin 2016, në përdorim është emetuar edhe pulla e përbashkët postare e Postës së Maqedonisë dhe Ndërmarrjes Fedarale “Marka” nga Rusia, me motive të Ohrit dhe Shën Petersburgut.
Mbështetja që Posta e Maqedonisë e jep në promovimin dhe zhvillimin e turizmit përmes emetimit të këtij lloji të pullave postare do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Iniciativë e ardhëshme do te jetë shtypja e pullës së përbashkët postare me Postën e Japonisë, aktivitet ky i mbështetur fuqishëm edhe nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Japoni.
Për rikujtim, pulla e parë postare e përbashkët është ajo e emetuar me rastin e “100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës”, e emetuar ndërmjet Postës së Maqedonisë, Postës së Shqipërisë dhe Postës së Kosovës.