Share the post "U mbajt Maratoni i parë postar nën mbështetjen e SHA„Posta e Maqedonisë“"
Nën mbështetjen e SHA “Posta e Maqedonisë” më datë 01.11.2015 në Prilep u mbajt Maratona e parë postare. Me këtë rast drejtori gjeneral i Postës z. Faadis Rexhepi deklaroi:
“Shprehi kënaqësinë time që Maratona e parë postare nën mbështetjen e Postes se Maqedonisë përfundoi me sukses, Kënaqësia është edhe më e madhe që ky manifestim të bëhet tradicional dhe të paraqesë arenë ku do të ndërtohen ura mes vlerave te ndryshme kulturore.
Shpirti i një maratone dhe postieri është lidhja kryesore mes kësaj disipline atletike dhe Postës. Ata janë të palodhshëm, të pandalshëm dhe gjithmonë në lëvizje, si dhe janë simbol i lajmëtarit të mirë.
Mbështetja e Maratonës së parë postare nga ana jonë është shprehje e përgjegjësisë tonë shoqërore si kompani, njëherësh paraqet edhe obligim ndaj gjithë juve qytetarë, që pa rezervë na e jepni besimin tuaj.
Ai më tej ka shtuar se “Posta është gjithmonë me ju, postierët janë në mesin tuaj, si mysafirët më të dashur. Duke ndihmuar këto aktivitete sportive, në kushte të modernizimit të shoqërisë, ne ndihmojmë një jetë aktive të shëndetshme, ku besoj që së bashku do e arrijmë qëllimin.
Fillimi i manifestimit me më të rinjtë-fëmijët jep shprese për një të ardhme të ndritur të këtyre manifestimeve sportive. Edhe njëherë i uroj fituesit, i falënderoj të gjithë ata qe nuk u kursyen për realizimin e këtij manifestimi sportiv.”
Drejtori Rexhepi fjalimin e tij e përmbylli duke thënë se: “Unë dhe bashkëpunëtorët e mi që vijmë nga Shkupi, Tetova, Gostivari ose qytet tjetër, në Prilep ndjehemi si në shtëpinë tonë“.