Më dt. 10 shtator 2015, Drejtori i Postës së Maqedonisë z. Faadis Rexhepi ishte në vizitë zyrtare në Postën e Shqipërisë.
Qëllimi i vizitës ishte thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i eksperiencave mes dy kompanive. Gjatë takimit me Drejtorin e Postës Shqiptare z. Majlind Lazimi u shkëmbyen informacione për aktivitetet rrjedhëse e të dy postave, si dhe u diskutua për sfidat me të cilat do të ballafaqohet sektori postar në të ardhmen.
Përveç kësaj, në takimin u diskutua për platformën e tregtisë online (e-commerce), mundësisë për shtypjen e një pulle postare të përbashkët, postën hibride, shërbimet e transportit, si dhe për shërbimet postare financiare.
Theks të veçantë iu kushtua mundësisë për shfrytëzimin e kapacitetit të postës hibride si dhe plasimin e këtyre shërbimeve në tregun Shqiptar.
Po, ashtu u diskutua për shkëmbimin e eksperiencave në shfrytëzimin e platformës të tregtisë online për arsye se Posta Shqiptare ka të nënshkruar kontratë me Postën e Turqisë për shfrytëzimin e këtij shërbimi.
Përfaqësuesit e të dy Postave kanë rënë dakord se tregtia online është mundësia kryesore për bashkëpunim, duke qenë se tregtia online është në zhvillim e sipër jo vetëm në rajon, por në gjithë botën dhe se bashkëpunimi i këtillë mes dy postave do të ishte në interes të përbashkët.
Në vitin 2016 Posta e Shqipërisë do të jetë organizatore e manifestimit Ballkanfila, ku është e ftuar edhe Posta e Maqedonisë që të jetë pjesë e këtij aktiviteti.