Share the post "Thellim bashkëpunimi me Postën Shqiptare dhe Postën e Kosovës"
Në bazë të Memorandumit për bashkëpunim mes administrave të Postës së Maqedonisë së Veriut,Shqipërisë dhe Kosovës, në Shkup u organizua takim pune me përfaqësuesit e drejtorive postare ku nikoqir ishte Posta e Maqedonisë së Veriut.
Qëllimi I këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit dhe shkëmbimi i përvojave në sferën e digjitalizimit dhe inovacioneve mes tre kompanive.
Në këtë takim drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë Ejup Rustemi u takua me homologet e tij z.Laert Duraj administrator në Postën Shqiptare dhe kryeshefin Ekzekutiv të Postës së Kosovës z.Shefqet Avdija.
Të nderuar,më lejoni që së bashku me ju,të ndajmë vlerat e përbashkëta si fqinj,miq dhe bashkëpunëtor.Qëllimi i këtij takimi pune të përbashkët është procesi i digjitalizimit dhe inovacioneve të shërbimeve në komunikacionin postar.Në takimin e sotëm ofrojmë ide origjinale për zhvillim të shërbimeve të reja postare, që paraqesin një koncept të ri të punës.Kjo do t’ju shërbejë kompanive të arrijnë rezulatet më të mira.
Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë digjitale imponohet si një hap logjik edhe në punën postare të Postës së Maqedonisë së Veriut. Digjitalizimi i shërbimeve postare paraqet filozofi të zhvillimit cila do të realizohet përmes shumë projekteve,theksoi Rustemi.
Përfaqësuesit e tre postave u dakorduan se digjitalizimi dhe tregtia online janë mundësia kryesore për bashkëpunim, duke pasur parasysh se tregtia online është në zhvillim e sipër jo vetem në rajon, por në gjithë botën dhe një bashkëpunimi i këtij lloji mes postave është në interes të përbashkët.