Share the post "Të punësuarit e Postës së Maqedonisë në rajonet e përmbytura"
Vazhdojnë aktivitetet e Postës së Maqedonisë për zbutjen e pasojave të shkaktuara nga moti i keq në regjionin e Shkupit. Sot mbi 50 të punësuar të Postës së Maqedonisë marrin pjesë në pastrimin e terenit dhe të shtëpive të banorëve në vendet e përmbytura.
Më parë për banorët e regjionit të përmbytur Posta e Maqedonisë dhuroi sasi më të madhe të mjeteve për higjienë personale si dhe produkte ushqimore.
Besojmë se përmes këtyre aktiviteteve, por edhe atyre që do të vijojnë e të cilat kompania do ti organizojë në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë për të ndihmuar rajonet e dëmturara, sadopak do t’i zvogëlojmë pasojat nga moti i keq, me qëllim që familjet në afat sa më të shkurtë të ndjejnë ngrohtësinë e shtëpive të tyre.