Share the post "TË PUNËSUARIT E POSTËS KANË DONUAR VESHMBATHJE, KËPUCË DHE MJETE HIGJIENIKE"
SHA „Posta e Maqedonisë“ sot (27.02.2012) në Shkup e përfundoi aktivitetin humanitar të cilën e ka zbatuar periudhën e kaluar, si pjesë e aktiviteteve të saja të rregullta humanitare.
Në këtë eveniment u promovuan rezultatet e arritura nga fushata për dhënie të veshmbathjeve, këpucëve dhe mjeteve higjienike e cila u realizua nga të punësuarit e kompanisë. Përfaqësuesit e SHA „Posta e Maqedonisë“ e kanë dhënë donacionin e tyre Kryqit të Kuq të Maqedonisë, OH El Hilal, organizata të cilat janë partnere në këtë projekt bamirës dhe gjatë ditëve të ardhshme do ti dorëzojnë donacionet deri tek qytetarët të cilat kanë më shumë nevojë për ta. Gjatë fushatës, kompania ka siguruar disa punkte për mbledhjen e donacioneve nga 15 zyrat kryesore të vendit, kuti për rruajtje, financa për larje, njerëz të cilat u kujdesën për zgjedhjen, ndarjen dhe paketimin, si edhe makina për transport. Duke folur për realizimin me sukses të aktivitetit në fjalë, kreu i Sektorit të marketingut dhe shitjes të kompanisë, m-r Lindiana Grazhdani deklaroi: “ Sot përfundoi aktiviteti për dhurim të veshmbathjeve, këpucëve dhe mjeteve higjienike që nisi më datë 16 shkurt.
Mendoj se numri i pakove të mbledhura ( mbi 100) flet se akcioni ishte i sukseshëm e njëherit tregon se punëtorët e Postës së Maqedonisë, veç asaj që dinë të shërbejnë si duhet klientët dhe të janë profesional në punën e tyre ata dijnë edhe të janë human”. Sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti,deklaroi: “ Ky akcion nuk është i vetmi me Postën e Maqedonisë”. Kompania përmes emetimit të pullave postare shtesë merr pjesë në aktivitete të ndryshme ( luftë kundër SIDA, kancer etj). Poashtu një ndihmesë e madhe është edhe ajo që të punësuarit e Postës së Maqedonisë japin gjak dy herë në vit. Përfaqësuesi i OH El-Hilal, Fatmir Murtezani, deklaroi: “ Unë do kisha dashur të falemnderoj menaxhmentin e Postës së Maqedonisë për këtë akcion, i cili është me të vërtetë human. Ne si El-Hilal do të kujdesemi që ndihma të arrijë tek familjet të cilat metëvërtetë kanë nevojë për to.” Vitin e kaluar, në kuadër të fushatës të Kryqit të Kuq të Maqedonisë me rastin e kremtimit të Ditës Botërore për luftë kundër urisë, kompania e përkrahi aksionin për mbledhjen e mjeteve nga sektori afarist dhe mundësoi që falas të dërgohen 12.000 fletushka deri tek kompanitë e vendit për përkrahjen e projektit. SHA „Pota e Maqedonisë“ siguroi edhe punkte për grumbullimin e donacioneve humanitare dhe transport të dërgesave në kuadër të aksionit për ndihmë të zonave të vërshuar në Shqipëri para dy vite. Kompania rregullisht ofron edhe pullë me pagesë plotësuese me shenjën e Kryqit të Kuq, ndërsa të ardhurat ja dhuron organizatës. Këto janë vetëm disa nga aktivitetet të cilat i zbaton për përmirësimin e gjendjes së shoqërisë dhe rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve.