Në kuadër të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe harmonizimit të rregulloreve dhe praktikave të sektorit postar, në vazhdim është pjesa përmbyllese e Twining projektit në mes të Mbretërisë së Spanjës dhe Agjencisë Postare të Maqedonisë së Veriut,në të cilën është e përfshirë edhe Posta e Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhjen përmbyllëse të Twining projektit në Postë morën pjesë përfaqësues të Bordit drejtues dhe shërbimeve profesionale të Kompanisë, të udhëhequr nga Drejtori gjeneral Ejup Rustemi, Drejtoresha e Agjencisë postare Biljana Avramoska Gjureska, ndërsa në emër të Mbretërisë së Spanjës në mbledhje morën pjesë z. Rafael Crespo, Drejtor gjeneral për regjimin postar i Ministrisë së Transportit, mobilitetit dhe çështjeve urbane dhe Shef i projektit të vëllazërimit; Kryetari i Komitetit Evropian të rregullatorëve postar Herman Vasquez Asenho dhe këshilltarja e projektit Eva Maria Picos Perez.
Qëllimi i takimit të punës është për të parë se si projekti po përparon dhe çfarë duhet të bëhet për zbatimin e tij praktik. “Falë projektit dhe përfshirjes së shërbimeve profesionale të Kompanisë, ne tani e dimë se çfarë hapash duhen ndërmarrë për të liberalizuar tregun, përfshirë modernizimin e sektorit postar, çmime të arsyeshme dhe klientë të kënaqur. Ne jemi të vetëdijshëm që projekti ka një rëndësi të madhe për të gjitha institucionet e përfshira dhe sinqerisht shpresoj që rezultati përfundimtar të jetë i kënaqshëm për të gjitha palët, tha Drejtori gjeneral Ejup Rustemi.
Bashkëpunimi i ndërsjellë dhe shkëmbimi i informacioneve, i mbështetur nga përfitimet e projektit do të na mundësojnë që së bashku të realizojmë qëllimet e parashikuara, tha Drejtoresha e Agjencisë Postare Biljana Avramoska Gjureska.
Përfaqësuesit e Mbretërisë së Spanjës shprehën kënaqësinë për punën e deritanishme të shërbimeve profesionale të projektit dhe theksuan se Posta është vendi ku duhet të fillojnë proceset, sepse e ardhmja ofron mundësi të mëdha dhe ato duhet të shfrytëzohen, kështu që tani është koha e duhur që Posta e Maqedonisë së Veriut të fokusohet në modernizimin e punës së saj.