Share the post "Takime Frytdhënëse në Baku: Bashkëpunim me Gjeorgjinë dhe ISITEC për të Ardhmen e Shërbimeve Postare"
Në vazhdën e takimeve të rëndësishme në Forumin e Liderëve Postar në Baku, Azerbajxhan, pata nderin të takohem me drejtorin gjeneral të Gjeorgjisë, z. Levan Chikvaidzade. Gjatë këtij takimi, diskutova mbi sfidat e përbashkëta dhe mundësitë për të thelluar bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin postar, një hap i rëndësishëm për forcimin e lidhjeve globale dhe përballimin e sfidave të përbashkëta.
Gjithashtu, ishte kënaqësi të takoj menaxherin e ISITEC Internacional, z. Alper Ünal. ISITEC është një kompani me renome botërore në industrinë postare me qendër në Francë , e njohur për inovacionet dhe angazhimin e saj për përmirësimin e shërbimeve dhe operacioneve postare. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të ndarë ide dhe për të eksploruar mundësitë për të përmirësuar më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në këtë industri.