Drejtori i Përgjithshëm i Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi, sot zhvilloi takim pune me delegacionin e “Postës së Shqipërisë”, të kryesuar nga drejtori Etjen Xhafaj dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, Gjergji Hamiti, drejtor i komunikimit dhe marrëdhënieve me publikun, dhe Nevila Bejleri, drejtoreshë e shërbimeve financiare dhe bankare.
Qëllimi i vizitës është forcimi i bashkëpunimit dhe lidhja më efikase e qytetarëve dhe bizneseve.
Mundësitë për shërbime të reja dhe lidhje më të thella biznesi janë veçanërisht të rëndësishme për të dy drejtoritë postare, theksoi Kurtishi.
Gjatë qëndrimit, delegacioni shqiptar vizitoi edhe Qendrën kryesore të komunikacionit postar Shkupi 2.
Related posts
Shqip


















