Sot më datë 5 Gusht 2016, në prezencën e kryetares së komunës të Tetovës, drejtori gjeneral i Postës së Maqedonis z. Faadis Rexhepi bëri hapjen e njësisë së re postare në Tetovë.
Në këtë rast drejtori gjeneral Rexhepi potencoi :
“Dua të shpreh kënaqësinë time që sot jemi këtu për të lëshuar në punë edhe një njësi postare në Komunën e Tetovës dhe njëkohësisht dua ta falënderoj kryetaren e komunës së Tetovës zonjën Teuta Arifi për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Postës së Maqedonisë dhe komunës, ku këtë bashkëpunim e dëshmon edhe me prezencën e saj në këtë moment të rëndësishëm për ne si kompani dhe shfrytëzuesit tanë.
Qëllimi jonë si menaxhment i postës është të jemi sa më afër shfrytëzuesve tanë, që t’u mundësojmë në mënyrë sa më të lehtë të kenë qasje deri te shërbimet postare, ndaj nevojat e tyre janë udhërrëfyesi më i mirë i zhvillimit të kompanisë tonë.
Kjo postë do të jetë njësia e 28 ne Qendrën Rajonale Postare të Tetovës. Ku Tetova si qytet i dy universiteteve më së shumti ka nevojë për Postë mirë të organizuar dhe funksionale, ku përveç shërbimeve postare, kërkesa është e madhe edhe për shërbime të qarkullimit pagesor dhe shërbimeve postare-financiare, drejtori gjeneral Rexhepi shtoi “Më duhet të potencoj se kjo njësi do të punojë me një ndërrim si Postë – sporteli, por ajo që është me rëndësi është se i plotëson kushtet hapësinore që në bazë të nevojave mund të transformohet në Postë për organizim të dërgesës në një pjesë të Tetovës, perfundoi ne fjalimin e tij drejtori Rexhepi.
Posta e re është në afërsi te Qendrës për Evidencën Amë, Qendrës për kontroll teknik të automjeteve dhe disa ndërmarrjeve afariste në Tetovë.
Posta përmes stafit të saj në Qendrën Rajonale Postare të Tetovës prej rreth 150 të angazhuarve, prej tyre rreth 55 postierë në vazhdimësi është në mesin e popullatës së Tetovës për t’u përgjigjur kërkesave të tyre dhe sfidave të tregut.
Në hapjen solemne të njësisë postare të pranishmive ju drejtuar edhe kryetarja e komunës së Tetovës znj- Teuta Arifi e cila në këtë rast tha:
”I falemenderoj të punësuarve të cilët vazhdimisht janë të hapur për bashkëpunim, dhe në vazhdimësi do ta ken përkrahjen tonë për të gjithë projektet në të ardhmen, më tj shtoi se shpejtësia dhe cilësia e shërbimeve është shumë e rëndësishme për shfrytëzues të kënaqur. Eshtë ndër që gjithmon të japim përkrahje të projekteve dhe aktivitete të cilat jane shumë të rëndësishëm për të mirën e banorëve të komunës“, theksoi krytarja e komunës Teuta Arifi.