Të dashur përdorues,
Si rezultat i pandemisë së virusit COVID-19 në vendet e botës erdhi deri te ndryshime të rëndësishme edhe në operacionet postare ndërkombëtare.
SHA”Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup është në kontakt të vazhdueshëm me operatorët dhe transportuesit ndërkombëtar postar dhe operacionet e tyre ndërkombëtare i rregullon sipas situatës aktuale.
Regjistrimi i shteteve për të cilët është i mundur dërgimi i dërgesave postare mund të shihet në linkun vijues:
SHTETET për të cilat mund të dërgohen dërgesat postare dhe i njejti azhurnohet sipas rrethanave në shtetet.
Ju bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve para dërgimit të dërgesave postare në komunikacionin postar ndërkombëtar që të kontrollojnë rregullisht regjistrimin e azhurnuar të shteteve për të cilat mund të dërgohen dërgesat postare.
Theksojmë se për shkak të situatës aktuale me virusin Covid-19, aviokompanitë përmes të cilëve transportohen dërgesat postare bëjnë ndryshime të fluturimeve në baza ditore. Duke pasur parasysh këtë si dhe numrin e reduktuar të fluturimeve, priten vonesa më të gjata të transportit.
SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup nuk ka ndërprerje në dërgimin e dërgesave të komunikacionit ndërkombëtar postar, d.m.th. të gjitha dërgesat që vijnë në shtet dorëzohen deri te përdoruesit përfundimtar ose marrësit.
Ju falënderojmë për përkrahjen dhe mirëkuptimin tuaj.