Me shpërblime për postierët dhe punonjësit më të mirë postar si dhe për punonjësit me 15 dhe 30 vite përvojë pune u shënua “Dita e punonjësve postar të Maqedonisë-22 prilli” Besoj se për çdonjërin prej nesh egzistojnë mundësi dhe sfida të reja,shume dyer që duhet hapur për të sjellur lajme të mira.
Kolegë të nderuar,besoj se kemi të njejtin qëllim dhe sfidë,e kjo është posta e Maqedonisë.
Prandaj, dua që t’Ju përcjell një porosi,të jeni vetja,të jeni të suksesshëm dhe të pranoni sfidat,vazhdimisht të krahasohemi me veten,të jemi më të mire se dje,nesër më të mirë se sot,sepse synimi ynë i përbashkët është të krijojmë punë më të mira për ne dhe për shfrytëzuesit tanë,të japim më të mirën prej nesh për të mirën e kompanisë”
Theksoi drejtori gjeneral i postës së Maqedonisë z.Faadis Rexhepi në fjalimin e tij me rastin e kremtimit të punonjësve postar