Në bazë të Vendimit të Këshillit Drejtues me nr. 0201-1024/19 nga 28.09.2016 për shpenzimin e mjeteve bazë shpallë
Thirrje publike
Për tjetërsimin e 25 automjeteve të përdorura përmes shitjes me kosto totale të vlerësuar me 5.440 EURO ( pa TVSH) për të cilën detajet gjenden të publikuara në ueb-faqen e Postës së Maqedonisë www.posta.com.mk
Të drejtën për blerje përmes dorëzimit të kërkesës e kanë të gjithë personat fizik dhe juridik të interesuar të cilët deri në fillim të hapjes së ofertave do të paguajnë 5% pjesëmarrje me kosto totale të vlerësuar ( 272 EUR në kundërvlerë të denarit me kurs.61.70) në favor të Postës së Maqedonisë në llogarinë 370016010016771 në Bankën deponuese Eurostandard Bank. TVSH-ja prej 18% dhe shpenzimet e vërtetimeve noterike dhe të ngjaj. bien në barrë të blerësit.
Çmimi i ofertës pa TVSH e pjesëmarësve nuk mund të jet më e ulët nga kostoja totale e vlerësuar e automjetit. Sëbashku me ofertën dorëzohet edhe urdhëri i transferimit nga pagesa e realizuar, në të kundërtën oferta nuk do të jetë objekt shqyrtimi.
Ofertat dorëzohen në arkivin e SHA Posta e Maqedonsië -Shkup në rr. Orce Nikollov nr.46 më së voni deri më 15.02.2019 në ora 12,00; në zarf të mbyllur me shënimin ,, MOS E HAP, OFERTË PËR SHITJEN E AUTOMJETEVE TË PËRDORURA,,.
Të gjithë të interesuarit të cilët kanë dëshirë ti shohin automjetet , atë mund ta bëjnë më datë 06.02.2019 nga ora 09-14 në Postën e Maqedonisë në rr.Nikolla Karev nr.22 Shkup.
Shitja bëhet sipas principit E PARË- E BLERË pa të drejtë për vërejtje shtesë.
Ofertat të cilat arrijnë pas afatit të skaduar nuk do të jenë objekt i shqyrtimit gjatë hapjes së ofertave.
Nga ana e komisionit do të zgjedhet si ofertuesi më i volitshëm, ofertuesi i cili ka dhënë çmim më të lartë për të gjitha automjetet. Blerësi i zgjedhur obligohet që të paguaj dhe pjesën tjetër të mbetur deri në vlerën e ofruar të TVSH-së në afat prej tre ditësh nga dita e pranimit të njoftimit për përzgjedhjen e realizuar.
Shitësi ka të drejtë të mos i’a kthejë shumën e paguar për pjesëmarrje ofertuesit më të volitshëm deri sa ai nuk e realizon pagesën në afatin e paraparë kohorë ose përderisa e tërheq ofertën e dorëzuar pas afatit të skaduar për dorëzim të ofertave.
Tërheqja e automjeteve bëhet në afat prej pesë ditëve pas nënshkrimit të kontratës.
Shuma e paguar për pjesëmarrje e pjesëmarrësve tjerë do t’u kthehet në afat prej dhjetë ditëve të punës nga dita e hapjes së ofertave , në xhiro-llogarinë e personit juridik, respektivisht në llogarinë e transaksionit të personit fizik prej ku është bërë pagesa.
Kontakt telefoni: 078/392-709 Igor Livrinov