Aktivitetet prioritare të SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” – Shkup, për vitin 2021 kanë për qëllim:
STABILIZIMIN FINANCIAR TË PUNËS GJATË KËTIJ VITI
Nëpërmjet:
- Përmirësimit të procesit teknologjik;
- Aplikimit të inovacioneve në procesin operativ;
- Aplikimit të shërbimeve të reja;
- Politikës së re të çmimeve;
- Nxitjes së efikasitetit në punë, veçanërisht në procesin e dorëzimit;
- Përvetësimit të tregjeve të reja;
Në bazë të rezultateve financiare negative të vitit paraprak, përmirësimi i punës do të bëhet duke përdorur:
- Mjete digjitale bashkëkohore;
- Risistemimtë duhur të potencialit njerëzor, që është aktualisht në dispozicion;
- Zvogëlim të shpenzimeve joproduktive;
- Parashikim të investimeve, që janë realisht të realizueshme;
- Bashkëpunim me postat nga rajoni;
- Shfrytëzim të fondeve ndërkombëtare;
Zvogëlimi i shpenzimeve joproduktive:
- Shpenzime për përfaqësim;
- Shpenzime për materiale zyre;
- krijimi i formularëve elektronikë;
- Shpenzime për karburant;
- prokurimi i sistemit të gjurmimit GPS;
- Mënyra e ngrohjes së hapësirave;
- zëvendësimi i mënyrës së ngrohjes me burime ekologjike;
- Zvogëlimi i numrit të të punësuarve;
- pensionimi në kohë;
- risistemimi;
- bashkimi i sektorëve;
- sistematizimi i ri
Krijimi i platformës për e-tregti
Tregtia elektronike në këtë periudhë është koncept, që paraqet një nga shtyllat themelore për mbijetesën e postave në botë, veçanërisht gjatë periudhës së COVID-19 dhe pas COVID-19.
Sot:
- në postat e sotme, tregtia elektronike pranon deri në 68% të të ardhurave;
- në periudhën e COVID-19, në shtetin tonë, tregtia elektronike u rrit për 49%;
- në Maqedoni, çdo i 4-ti qytetar ka qasje në internet;
- subjekte të caktuara të biznesit kanë nevojë për dorëzimin e deri 600 pakove në ditë;
Prandaj, SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” duhet ta përvetësojë hapësirën dhe të plotësojë nevojën për qarkullimin e shtuar të pakove.
Për ta arritur këtë qëllim, është i nevojshëm:
- Përkufizimi i çmimeve të reja;
- Segmentimi ose kategorizimi i klientëve;
- Harmonizimi me rregulloret dhe udhëzimet ekzistuese;
- sidomos në çmimet dhe segmentimin e klientëve;
- Strukturë e re organizative;
- Orar i ri i punës së njësive të caktuara organizative;
- vendosja e orarit të punës në dy turne;
Përpunimi i aplikacionit të ri “DËRGESA”
Aplikacioni i ri jo vetëm që duhet të përmirësojë funksionet ekzistuese, por edhe të integrojë nevojat e disa sektorëve të tjerë, nëpërmjet moduleve të përshtatshme:
- Moduli Sportel
- Moduli Postier
- Moduli Plan & Analizë
- Moduli Ndjekje
- Moduli Monitorim
Strukturë e re organizative
Bashkimi i shërbimit për shfrytëzuesit e shumtë dhe të njësisë organizative EMS. Është e nevojshme të përcaktohet sistematizimi i njësisë së re organizative. Pas formimit të njësisë së re organizative, do të përcaktohet orar i posaçëm pune për të njëjtën, veçanërisht para festave ose periudhave të tjera të përcaktuara nga Bordi Drejtues. Ky është dhe rekomandim nga Revizioni i Brendshëm i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”.
Përmirësimi i dorëzimit
- Analiza dhe aplikimi i orarit të ri të punës për shërbime dhe sektorë të caktuar;
- Rritja e përqindjes së dorëzimit D+1;
- Zhvillimi i shërbimit të qarkullimit ndërkombëtar;
- Vendosja e rafteve postare për pako më të vogla;
- Përpunimi i aplikacionit GIS;
- për rajonizimin e objekteve dhe rrugëve ekzistuese;
- kontrolli i shpërndarësve të postës;
- Obligimet nga rekomandimet e Raportit të Revizionit
- Harmonizimi i Marrëveshjes Kolektive me Ligjin e Marrëdhënieve të Punës
- Zgjidhja e marrëdhënieve pronësoro-juridike
SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” posedon shumë pasuri të patundshme, që deri më tani trajtohet si shpenzim dhe jo si një mundësi për të përmirësuar gjendjen financiare dhe procesin teknologjik. Prandaj është me interes të veçantë për likuiditetin e ndërmarrjes, që të lirohet nga barra e shpenzimeve joproduktive në lidhje me pasuritë e patundshme. Si aktivitete prioritare imponohen:
- Përfundimi i ndarjes së pronës së përbashkët me Telekomin;
- Ripërkufizimi i vendndodhjeve të objekteve të caktuara në kuadër të SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”;
- Shitja e objekteve të cilat janë me fletëpronësi të spastruara;
Të shqyrtohet mundësia për furnizim të një furgoni sportel, i cili do të mbulojë vendbanimet e largëta.
Ueb faqja
Të udhëhequr nga parimi për transparencë në punë, si dhe promovimi i aktiviteteve të SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”, ueb faqja ekzistuese, edhe në mënyrë teknologjike por edhe organizative, nuk mund të ndjekë përparësitë dhe aktivitetet e reja. Prandaj është nevojitet:
- Të definohet potenciali njerëzor dhe detyrat përkatëse.
- Koordinatori i aktiviteteve: shefi i kabinetit të drejtorit të përgjithshëm;
- Të përcaktohen hapat e nevojshëm për krijimin e një ueb platforme të re dhe bashkëkohore;
Komponenti ekologjik
SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” duhet të demonstrojë edhe vetëdije të qartë ekologjike. Mund të identifikohen disa aktivitete prioritare:
- Përzgjedhja e plastikës;
- Vendosja e llambave LED;
- Zëvendësimi i dokumenteve të letrës me forma elektronike;
- Inkuadrimi i eko-motorëve për dorëzim;
Call /Info qendra
- “Qendra e integruar e thirrjeve” – pyetjet, sugjerimet dhe komentet (pozitive dhe negative), vijnë në numër të madh çdo ditë në adresën e elektronike të Postës, nëpërmjet linjave telefonike publike, si dhe nëpërmjet faqes zyrtare të Fejsbukut të Postës së Maqedonisë së Veriut.Numri i tyre arrin edhe më shumë se 10 në bazë ditore.Me këtë, është e qartë nevoja për një përgjigje të shpejtë dhe efikase, në mënyrë që të kapërcehen të gjitha sfidat dhe problemet, me të cilat përballen klientët e kompanisë.
Personat që do të angazhohen në këtë “qendër të integruar thirrjesh”, do të jenë nga rradhët e punonjësve të kompanisë dhe do të organizohen në dy turne. Ata gjithashtu, do të duhet të kenë një koordinim të ngushtë me të gjithë të punësuarit e tjerë dhe udhëheqësit e sektorëve, në mënyrë që në kohë dhe shpejt t’i pranojnë dhe t’i përcjellin përgjigjet e kërkuara.
Të definohen rregulloret dhe udhëzimet përkatëse, të cilat do t’i rregullojnë të gjitha marrëdhëniet midis sektorëve.
Përmirësimi i kushteve të punës së postierëve
Aktiviteti:
- Pajisje me uniforma dhe mjete për punë;
Aktivitete promovuese
- Aktivitete të intensifikuara dhe promovim i “sallës së sportelit” në procesin e përcaktimit të saj, si një monument mbrojtës i kulturës;
- Hapja e Muzeut të Filatelisë dhe Artit Postar në Republikën e Maqedonisë së Veriut;
Bashkëpunimi me institucionet shtetërore
- SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” t’i paguajë të gjitha borxhet me institucionet shtetërore;
- Nënshkrimi i një memorandumi për bashkëpunim me BNJVL-në, për dorëzim të dokumenteve në kuadër të njësive të vetëqeverisjes lokale, si dhe ndërmarrjet komunale publike për informim me çmimet e reja;
- Mundësimi i një sistemi që do të ofrojë shërbime të gjeneruara nga portali e-uslugi.gov.mk, në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”,
- MPB
- Është i nevojshëm formimi i një grupi punues për ndryshimet e propozuara në legjislacion, i cili do të mundësojë dërgimin e dokumenteve personale te qytetarët;
- MBPEU
- Aplikime për subvencione, njoftime, aktvendime, kundërshtime;
- MPPS
- Aktvendime sipas çfarëdolloj baze;
- Promovimi i bashkëpunimit me Drejtorinë e Evidencës Amë;
- Përpunim i materialit promovues për promovimin e shërbimit;
- Promovimi do të jetë në ueb faqe dhe në faqen e Fejsbukut;
Bashkëpunimi ndërkombëtar
- Përcjellja e rekomandimeve të UPU-së dhe PostEurop-ës;
- Lidhja Botërore Postare (UPU) publikoi planet për zhvillim të programit të ri për qëndrueshmëri të mjedisit jetësor;
- Aplikimi për mjete për përmirësimin e dorëzimit nëpërmjet:
- Furnizimit të mjeteve handheld për postierët;
- Përpunimit të platformës softuerike për mbështetje të mjeteve;
- Komunikimi i përforcuar me postat më të zhvilluara të rajonit për furnizim me mjete të përdorura, të cilat mund të përmirësojnë procesin teknologjik.
- Prioriteti i parë, përzgjedhja.
SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” si dhe çdo firmë tjetër që operon në kushtet e tregut, duhet të ndryshojë marrëdhënien dhe vizionin e saj për biznes konkurrues;
SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” duhet të dalë nga matrica monopolistike dhe të bëhet lojtar kyç i tregut në biznesin e dorëzimit;
Shoqëria duhet të përpiqet ta përmirësojë portfolion e saj të shërbimeve, ta përmirësojë procesin teknologjik, përkatësisht t’i shkurtojë afatet për dorëzimin e letrave dhe shërbimeve të tjera postare.
Duke marrë parasysh se shoqëria disponon rrjetin më të zhvilluar postar, numër të madh të punëtorëve të trajnuar postarë dhe numër të automjeteve, është e nevojshme që të ndërmerren aktivitete për të hyrë në tregun e liberalizuar të shërbimeve postare.
Me politikën e re të çmimeve të shoqërisë, mundësohet qasje më e madhe kah shërbimet dhe mundësi të konkurrohet me operatorët privat postarë. Vendosen llojet e mëposhtme të shërbimeve të reja:
- Biznes dërgesa për ndërmarrjet komunale;
- Biznes dërgesa për njësitë e vetëqeverisjes lokale;
- Pakoja ime “Dhuro në adresë”
“Pakoja ime-Dhuro në adresë”
Nga analizat e bëra në tregun postar dhe në trendin e rritjes së e-tregtisë në nivel global dhe nacional, në bazë të të dhënave të asociacionit për e-tregti për vitin 2020, paraqitet nevoja për krijimin e dërgesës “Pakoja ime-Dhuro në adresë”, e cila do të jetë në funksion të shitores elektronike ne ueb faqen e shoqërisë. Të gjitha analizat tregojnë se me krijimin e e-tregtisë do të mundësohet:
- Rritje e shërbimeve të shoqërisë;
- Rritje e të ardhurave të shoqërisë;
- Do të mundësohet pagesë më e shpejtë e shërbimit (të ardhura të cilat përfitohen menjëherë pas pagesës së kryer për produktin e porositur);
- Do të mundësohet qasje e shërbimit për të gjithë përdoruesit që kanë një kartë elektronike pagesore (Visa, MasterCard).