Share the post "SHA Posta e Maqedonisë së Veriut fituese e çmimit EMS për kujdesin ndaj shfrytezuesve për vitin 2023"
Fokusi në kujdesin ndaj shfrytëzuesve është jetik për SHA Posta e Maqedonisë së Veriut, pasi është një nga karakteristikat themelore të shërbimeve të kërkuara nga tregu modern postar.
Si pjesë e rrjetit botëror EMS, SHA Posta e Maqedonisë së Veriut nuk harron se përveç që të kujdeset për shfrytezuesit në vendin e saj, duhet të kujdeset në mënyrë të barabartë për shfrytezuesit nga të gjitha 175 vendet anëtare të Kooperativës EMS, duke pasur parasysh se shfrytezuesit e shërbimeve EMS meritojnë shërbime të shkëlqyera si brenda dhe jashtë vendit.
Bazuar në performancën e kujdesit ndaj shfrytezuesve gjatë vitit të kaluar, operatorët EMS kualifikohen për një çmim për kujdesin ndaj shfrytezuesve ,si njohje të kualitetit të qendrave të tyre të shërbimit ndaj shfrytezuesve.
Si rezultat i arritjes së standardeve të larta të vërtetuara nga Kooperativa EMS, SHA Posta e Maqedonisë së Veriut , mori çmimin prestigjioz për kujdesin ndaj shfrytezuesve për vitin 2023, si mirënjohje për kualitrtin e shërbimeve të saj.
Kjo njohje prestigjioze është rezultat i angazhimit të punonjësve, të cilët me përkushtim të jashtëzakonshëm kryejnë detyrat e tyre të punës në shërbimin EMS, dhe i referohen kujdesit të përdoruesve.