Share the post "Punëtoria – Shërbimet postare si interes publik dhe gjendja aktuale në Bashkimin Europian dhe në Republikën e Maqedonisë"
Shërbimet postare si interes publik dhe gjendja aktuale në Bashkimin Europian dhe në Republikën e Maqedonisë ishte tema në punëtorin e cila u organizua për menaxhim të lartë dhe të mesëm në Postën e Maqedonisë, më 6 shkurt të vitit 2018.
Në paraqitjen e tij hyrëse drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë z.Faadis Rexhepi theksoi: “ tejkalimi me sukses i sfidve me të cilat përballeni është i mundur vetëm me mësime të reja korporative, mesime për mjedisin në të cilin Posta e Maqedonisë vepron, përfshirë këtu normat ligjore dhe aktet nënligjore, konkurrencën dhe nevojat e konsumatorëve të tregut. Ju ftoj të tregoni profesionalizëm, përkushtim dhe lojalitet ndaj ndërrmarjes, Ju të jeni ata të cilët bashkojnë në rrugën drejt arritjes së qëllimit të përbashkët – ndërrmarje e suksesshme me konsumator dhe të punësuar të kënaqur”.
Në pjesën e dytë të punëtorisë foli Prof. Dr. Ljubomir Kekenovski i cili ju drejtua gjendjes aktuale dhe sfidave në sektorin postar në Bashkimin Europian, rregullimin e sektorit publik në Bashkimin Europian / Republikën e Maqedonisë, shërbimet postare si interes publik, tregut postar në Republikën e Maqedonisë dhe menaxhimit në ndërmarrjet të cilat kryejnë shërbime me interes publik, efikasitet / joefikasitet.