Share the post "Pullat postare të promovuara- 4 vjet Maqedonia e Veriut në NATO dhe 75 vjet NATO"
Me rastin 4 vjet nga antarësimi në NATO, sot në ministrinë e mbrojtjs dhe në Shtabin gjeneral të ushtrisë është promovuar pulla postare 4 vjet Maqedonia e Veriut në NATO, lëshuar në tirazh prej 6000 kopjesh dhe me vlerë nominale 36 denarë. Në pullë paraqitet flamuri i Republikës dhe flamuri i NATO-s, kurse dizajni është i Aleksander Atanasov.
Me këtë rast Drejtori gjeneral Idri Istrefi tha:
“pullat postare sipas karakterit dhe mënyrës që janë punuar kanë të gjitha karakteristikat e veprave të artit. Sinqerisht shpresoj që pulla e cila u promovua sot 4 vjet Maqedonia e Veriut në NATO do të gjejë rrugën deri te të gjithë qytetarët e Maqedonisë, si dhe deri te të gjithë koleksionistët në mbarë botën.
Në të kaluarën Posta ka lëshuar edhe pulla tjera postare kushtuar NATOS: 2007- “Forumi Euro-Atlantik i Sigurisë- OHËR 2007 “ ;2019 – 70 vјеt nga themelimi i NATO-s ;2020 – MAQEDONIA E VERIUT NË NATO.
Sot gjithashtu do të promohet edhe pulla postare 75 vjet NATO, në tirazh prej 6000 kopjesh me vlerë nominale 100 denarë. Autor i pullës postare është Aleksander Atanasov.
Në pullë është aplikuar flamuri (logo) e NATOS dhe flamujt e vendeve anëtare të Aleancës.