Share the post "Protokolli për veprim në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme"
Protokolli për veprim të SHA ,,Posta e Maqedonisë së Veriut“- Shkup në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme
Në pajtueshmëri me dekretin për zbatimin e ligjit për shërbimet postare gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të miratuara nga Qeveria e RMVsë, SHA ,,Posta e Maqedonisë së Veriut“-Shkup solli protokoll për veprim në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme . Me këtë protokoll përcaktohen aktivitetet të cilat SHA ,,Posta e Maqedonisë së Veriut“-Shkup i zbaton në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme me qëllim parandalimin e përhapjes së infektimit, mbrojtjen e shëndetit të punonjësve tonë , dhe shfrytëzuesve të shërbimeve postare, si dhe zbatimin më të sigurt dhe më të thjesht të të gjitha shërbimeve postare.
SHA ,, Posta e Maqedonisë së Veriut“-Shkup i zbaton aktivitete në vijim:
- Cakton roje në njësitë postare, me qëllim zbatimin e rendit dhe ruajtjen e distancës së nevojshme midis shfrytëzuesve prej të paktën 2 metra para dhe mbrenda objektit.
- Vendos shenja me të cilat tregohet drejtimi i lëvizjes dhe respektimi i distancës së nëvojshme minimale gjatë pritjes në radhë të shfrytëzuesve të shërbimeve postare para dhe brenda objektit.
- Në njësitë postare me një të punësuar, në të cilat nuk mund të caktohet roje për mbajtjen e radhës, në derën hyrëse vendoset njoftim për shfrytëzuesit lidhur me protokollin për hyrjen dhe daljen gjatë shfrytëzimit të shërbimeve postare.
- Organizon punë në njësitë postare, në mënyrë që të ketë një distancë të rekomanduar midis sporteleve.
- Lejon hyrjen e 1 deri 5 persona në njësitë postare, varësisht nga hapësira e shfrytëzuesve, në princip numri i shfrytëzuesve të jetë i barabartë me numrin e sporteleve në njesitë postare të cilat janë në funksion.
- Lejon hyrje vetëm për personat- shfrytëzuesit e shërbimeve postare, të cilët mbajnë maska mbrojtëse ose shall me të cilat do të jenë të mbuluara goja dhe hunda e shfrytëzuesve të cilët hyjnë në njësitë postare.
- Vendos mjete për dezinfektim, me qëllim që shfrytëzuesit të dezinfektohen gjatë hyrjes në njësitë postare.
- Bën dezinfektimin parandalues të të gjitha objekteve postare.
Për mbrojtjen e shëndetit, ftohen të gjithë shfrytëzuesit e shërbimeve postare që në mënyrë të vazhdueshme të zbatojnë masat parandaluese të SHA ,,Posta e Maqedonisë së Veriut- Shkup dhe të Ministrisë së Shëndetësisë:
- Jini të durueshëm, prisni në radhë para njësive postare dhe mbani distancë më së paku 2 metra largësi nga personat rreth jush, para dhe në njësitë postare.
- Respektoni rekomandimet e rojeve dhe hyni në njësitë postare një nga një, pasi qe roja do t’ju lejoj, ose kur shfrytëzuesi para jush do të dal nga njësia postare.
- Jepuni përparësi shfrytëzuesve më të vjetër se 67 vjet, të cilët shërbehen në një periudhë të caktuar të ditës.
- Detyrimisht mbani mjete mbrojtëse ( maska, shami, shall ) në të kundërtën nuk do t’ju lejohet të hyni ne njësitë postare.
Ju falënderojmë që i respektoni masat, sepse nëse mbroni veten, mbroni edhe të tjerët.