Me rastin e 100- vjetorit të Çlirimit të Shkupit u shënuan një sër aktivitete kulturore dhe artistike në kryeqytetin e R.Maqedonisë . Për nder të kësaj dite, u promovua edhe pulla postare me titull “Zani i Maleve”, e cila përfshinë motive të këtij grupi orkestral të themeluar nga patrioti Kolë Bojaxhiu, i ati i Gonxhe Bojaxhiut. “Në vazhdën e aktiviteteve “Posta e Maqedonisë” vendosi të jep kontributin e saj jo vetëm në shënimin e kësaj date historike por në një mënyrë të lë një mbresë, një shënim që do të na përkujton një kohë të gjatë këtë datë historike si dhe këtë jubile të madh për të gjithë ne. Pulla postare „Zani i Maleve“ si një ambasadore e qytetit,do të promovojë historinë shqiptare në qytete të ndryshme dhe gjithandej do të jetë një nga dëshmit e vlerave historike të së kaluarës së qytetit të Shkupit” tha ndër të tjerash drejtori i Postës së Maqedonisë, z.Rafis Aliti.
Gjithashtu,drejtori i Postës së Maqedonisë z. Rafiz Aliti, në shenjë falemnderimi të kryengritësve që çliruan Shkupin para 100 vjetësh, i dhuroi familjarit të patriotit Idriz Seferi, një ekzemplar të posaçëm të Pullës Postare “Zani i maleve”.
Македонски
Shqip





