Share the post "Promovohet pulla postare me rastin e njëqindvjetorit të lindjes së Alija Izetbegoviç"
Jam mirënjohës që sot mund ta prezantoj pullën postare kushtuar njëqindvjetorit të lindjes së Alija Izetbegoviqit, theksoi drejtori gjeneral Orhan Kurtishi në promovimin e sotëm dhe shtoi se ″mendimi i tij që çdo njeri ka të drejtë të jetojë në liri dhe se ajo liri është burim i të gjitha vlerave të tjera universale të njerëzimit, siç janë drejtësia, toleranca dhe demokracija është ende i gjallë″.
Autor i pullës postare 100 vjet nga lindja e Alija Izetbegoviqit 1925 – 2003 është Lloran Kufallo nga Byroja për filateli.
Vlera nominale është 36 denarë, ndërsa është shtypur në tirazh prej 6000 ekzemplarësh.
Tani është moment i mirë që t’u dërgojmë të gjithë urimet e Vitit të Ri njerëzve tanë më të afërt, në të cilët do të jetë e ngjitur kjo pullë postare, sepse në këtë mënyrë mund të japim kontributin tonë për përhapjen e mendimit të tij për liri dhe barazi, theksoi drejtori gjeneral Kurtishi.
Shqip















