Share the post "Promovohet pulla postare me rastin e Ditës Botërore të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe"
Sot me 8 maj, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë shënoi Ditën Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Me këtë rast Posta e Maqedonisë promovoi pullën postare, lëshuar në bashkëpunim me Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë. Këtë vit motoja me të cilën shënohet Dita Botërore e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe është „Gjithkund për të gjithë – buzëqeshje“. Gjatë promovimit të pullës postare drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë theksoi:
,, Kam nderin që sot në emrin tim personal dhe në emër të të punësuarve në Postën e Maqedonisë të u`a uroj 8 Majin, Ditën Botërore të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Humanizmi dhe solidariteti nuk njohin kufij ato janë universale. Ti ofrohet dikujt ajo për të cilën ka më së shumti nevojë në kohën e duhur dhe mënyrën e duhur. Sinonim i kësaj padyshim është Kryqi i kuq dhe Gjysmëhëna e kuqe. Secili prej nesh, si individ dhe institucion duhet të jetë i drejtë para sfidave të cilat kërkojnë solidaritet dhe humanitet ndaj atyre që më së shumti ndjejnë nevojë. Të gjithë sëbashku të shpërndajmë BUZËQESHJE GJITHKUND DHE PËR TË GJITHË, dikush për të ka nevojë, dikush atë e pret me padurim. Te gjithkush ekziston humanitet te gjithkush ekziston solidaritet, të gjejmë mënyrën që ato vazhdimisht ti mbajmë të gjalla brenda nesh dhe rreth nesh. Ndonjëhere është e mjaftueshme vetëm një fjalë. ANRI DINAN në vitin 1859 atë e bëri me fjalët ,,Tuti fratelli,, -,,Të gjithë jemi vëllezër,,. z.Rexhepi siguroi udhëheqësinë e Kryqit të kuq që Posta e Maqedonisë me të gjitha kapacitetet e saj edhe më tej do të qëndrojë përkrah tyre në mbështetjen e aktiviteteve humanitare ,,.
Kjo javë duke filluar nga data 08 deri më 15 maj, është e shpallur si Java e Kryqit të Kuq në Republikën e Maqedonisë. Mjetet financiare nga shitja e pullës parpaguese postare në mbi 320 Njësi të rrjetit postar janë të dedikuara për Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë. Pulla postare është e lëshuar me vlerë prej 9 denarësh dhe tirazh prej 50.000 ekzemplarësh.
Të pranishmive i’u drejtua edhe kryetari i Kryqit të kuq në Republikën e Maqedonisë, z.Romell Velev.