Share the post "Promovohet pulla postare me rastin e Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe"
Me rastin e 8 majit, Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, sot është promovuar pulla postare me pagesë shtesë “Nga Zemra”, me vlerë nominale 11 den dhe tirazh prej 25 000 kopje.
Bujare Abazi, drejtoreshë e përgjithshme e Postës së Maqedonisë së Veriut, me këtë rast falënderoi për bashkëpunimin afatgjatë me Kryqin e Kuq dhe theksoi: “Pula postare është një copë letre e vogël, por do të them, letër me vlerë të madhe. sepse letra ose pakoja mbi të cilën është ngjitur, ajo vepër e vogël arti arrin atje ku ne nuk mundemi dhe e dërgon mesazhin që duam të përcjellim.
“Nga zemra” dhe së bashku, të jemi njerëzorë dhe të dhurojmë! Të parandalojmë vuajtjet duke promovuar dhe forcuar të drejtën humanitare dhe parimet universale humanitare.”
Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe festohet për nder të Anri Dinan, themeluesit të idesë së lëvizjes të Kryqit të Kuq, i cili ka lindur më 8 maj 1828.