Share the post "Promovohet pulla postare dedikuar sëmundjeve të rralla"
Shoqata për sëmundje të rralla “Jeta me sfida” dhe Posta e Maqedonisë sot promovuan pullën postare dedikuar sëmundjeve të rralla. Qëllimi i së cilës është që të ndikojë në ndërgjegjësimin publik për ekzistimin e këtyre sëmundjeve të rralla për shkak se sëmundja nuk njeh moshë ajo thjeshtë paraqitet theksoi në paraqitjen e tij hyrëse drejtori gjeneral z. Faadis Rexhepi, i cili më tej theksoi gjithashtu se: „Për këtë shkak nevoja për ndihmë duhet të jet e përhershme dhe në kontinuitet. Në këtë menyrë qëndrojmë të përgjegjshëm para vetes dhe para shoqërisë. Udhëheqësia e ndërmarjes ndjen se botimi i kësaj pulle duhet të realizohet por gjithashtu jemi më shumë se të ndërgjegjshëm që kjo është vetëm një kontribut i vogël për nevojat e Shoqatës. Sinqerisht shpresoj se shembullin tonë do ta ndjekin edhe ndërmarje të tjera, me qëllim që të ndikojm në ndërgjegjesimin publik për ekzistimin e këtyre sëmundjeve të rralla”, potencoi Rexhepi.
Për rëndësinë e pullës postare dhe problemeve me të cilat përballen të sëmurit me sëmundje të rralla foli kryetarja e Shoqatës për sëmundje të rralla znj. Vesna Aleksovska, e cila theksoi se kjo është e vetmja pullë postare në Botë dedikuar sëmundjeve të rralla.
Autor i pullës postare me vlerë nominale prej 48 denarëve është dizajneri nga Byroja e Filatelisë Lloran Kufallo , e lëshuar në tirazhë prej 6000 ekzemplarësh.