Në kuadër të Takimeve të Racinit në Veles më datë 14 qershor, u promovua pulla postare dedikuar 75 vjetorit të vdekjes së Kosta Racinit. Gjat promovimit të pullës postare drejtori i Qendrës për Teknologji Informative Danço Stojanovski theksoi se: “Natyra e pasur krijuese e cila buron nga pena e tij e shprehur në pullë postare, e cila sikur edhe fjala e tij e shkruar paraqesin urë për komunikim të ndërsjellë dhe tejkalim më të lehtë të largësive”.
Pullat postare si dhe fjala e shkruar paraqesin mjet të fuqishëm për përcjelljen e porosive në të cilat paraqitet natyra e pasur krijuese e cila buron nga rrënjët e jetës, frymëzuar nga tradita e pasur e paraardhësve tanë.
“Po e mar emrin tënd si timin, dhe për këtë të dhuroj pavdekshmëri, do të shkruante Racini në njërën nga 31-ta letër korrespodence”, dedikuar Rahillka Firfova që tregon se sa letra me pullën postare është në të vërtetë e pavdekshme dhe e përjetshme.
Pulla postare paraqet pjesë të pandashme të historisë dhe kulturës së secilit popull. “Dhe me të drejtë kjo letër e vogël në vete përmbanë të gjitha komponentat e artit të përkryer” përfundoi në paraqitjen e tij drejtori Stojanovski.
Autor i pullës postare është Larisa Zhivkovska Donev, e lëshuar në tirazh prej 6000 ekzemplarësh, me vlerë nominale prej 18 denarësh.