Pulla Postare Apis mellifera macedonika është pulla postare e cila u promovua sot në ditën e bletarëve të Maqedonisë. Autor i të dyja pullave postare me vlerë nominale 18 dhe 72 den. është Larisa Zhivkovska Donev nga Byroja e Filatelisë së Postës së Maqedonisë.
Pullat postare i promovoi drejtori gjeneral i “Postës së Maqedonisë” z. Faadis Rexhepi, i cili me këtë rast theksoi: „ Pulla posare paraqet objekt të cilin së pari e vëreni në dërgesat postare, diçka që u tërheq menjëher vëmendje. Për këtë fakt edhe për dërguesin edhe për pranuesin pulla postare paraqet pjesë të paevitueshme për secilën letër.
Letrat së bashku me pullat postare arrijnë edhe në pjesët më të largëta të Botës, kështu që pulla simbolizon një lloj ambasadori për vendin.
Pra pulla postare nuk paraqet vetëm mjet për pagesë të shërbimeve postare por gjithashtu paraqet edhe një ekspozitë udhëtuese, mjet i fuqishëm në një pjesë të vogël letre me të cilën mund të prezentosh kulturën, historinë dhe traditën e vendit tënd “. Pulla postare Apis mellifera macedonika janë të lëshuara në tirazh prej 6000 ekzemplarëve. Në promovim mori pjesë dhe ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonimisë së ujrave i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë z. Lupço Nikollovski si dhe përfaqësues nga Komuna Qendër.