Share the post "Promovohet pulla postare “550 vite nga vdekja e Gjergj Kastriot Skenderbeut”"
Personalitete të caktuara të historisë me veprat dhe të arriturat e tyre kanë lën gjurmë të fuqishme dhe të pashlyeshme në historinë e njerëzimit. E tillë është edhe figura e Gjergj Kastriot Skenderbeut, i quajtur edhe “Ideatori i Aleancës së parë Euroatlantike”.
Pullat postare kanë vlerë të përherëshme, duke udhëtuar nëpër Botë promovojnë vlera të ndryshme kulturore dhe historike. Ata janë një libër i hapur në një pjesë të vogël letre, që i bashkojnë njerëzit, qytet, shtetet, kontinentet dhe gjuhët e ndryshme, theksoi drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë, z.Faadis Rexhepi sot në promovimin e pullës postare “550 vite nga vdekja e Gjergj Kastriot Skenderbeut”, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
Prandaj me plot të drejtë mundet të konstatojmë se pullat postare janë ambasadorë të llojit të vet.
Që nga sot koleksionerët e pullave postare, koleksionet e tyre mund ti pasurojnë edhe me një vlerë filialistike të botuar – pullën postare dedikuar “550 vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriot Skenderbeut”, simbol i të gjithë popujve liridashës të Ballkanit dhe Europës, potencoi gjatë paraqitjes së tij drejtori gjeneral z. Rexhepi.
Pulla postare është e lëshuar me vlerë nominale prej 18 denarësh dhe tirazh prej 6000 eksemplarësh, me zgjidhje figurative të Larisa Zhivkovska Donev.
Shënimi i këtij Jubileu dhe promovimi i pullës postare “550 vite nga vdekja e Gjergj Kastriot Skenderbeut” është nën patronazh të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Talat Xhaferi i cili në paraqitjen e tij në këtë akademi solemne theksoi:”Fytyra dhe vepra e Gjergj Kastriot Skenderbeut është ngushtë e lidhur edhe me të gjithë ne që sot jetojmë në hapësirën e Republikës së Maqedonisë, respektivisht, me synimet shekullore dhe luftën e popullit shqiptar dhe maqedonas për liri dhe pavarësi. Ndërsa pergjegjësi e të gjithë neve që jetojmë këtu në Ballkan, është që atë paqe ta mbindërtojmë, ta përhapim dhe të gjithë të inkorporohemi në Evropën e bashkuar.