Share the post "Promovohet pulla postare 25 vjet nga themelimi i Universitetit të Tetovës"
Në hapsirat e Univerzitetit të Tetovës sot u promovua pulla postare 25 vjet nga themelimi i Univeritetit tëTetovës. Në promovimin e sotëm Drejtori general i Postës së Maqedonisë së Veriut Ejup Rustemi theksoi: “Ne si pjesëtarë të Postës së Maqedonisë së Veriut, sot kemi ndjenjë të posaçme, pasi që respektojmë dhe festojmë 25 vjetorin e këtij institucioni, duke përkujtuar sakrificën e të gjitha familjeve shqiptare.
Prandaj kemi bërë një pullë postare e cila do të ketë një tirazh prej 6000 ekzemplarësh dhe vlera nominale do të jetë 50 denarë e kemi zgjedhur këtë përvjetor për të folur për të ardhmen, por duke respektuar dhe mos harruar të kaluarën“.
Bashkarishtë me Rektorin e Universitetit të Tetovës Prof.Dr. Vullnet Ameti përuruan pullën postare e cila është e dizajnuar me logon dhe godinën e UT-së. Prof. Dr. Vullnet Ameti shprehu falënderime ndaj Postës së Maqedonisë së Veriut për pullën postare që është shtypur në këtë vit jubilar për Universitetin “Më gëzon fakti që sot jemi bërë bashkë, për ta bërë publike pullën postare para mbarë opinionit, e cila nga sot edhe zyrtarisht do të jetë në qarkullim në postat e vendit”.
Përmes pullave postare promovohet historiku, veprimtaria arsimore-shkencore figura dhe veprimtari dhe janë i vetmi ambasadorë që i tejkalon kufijtë.