Share the post "Promovohen pulla postare me figurat e Ali pashë Tepelenës dhe Ibrahim Temos"
Në ITSHKSH U promovuan pullat postare të Ibrahim Temos dhe Ali Pashë Tepelenës
Sot në hapësirat e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve u promovuan pullat postare -150 vjetori i lindjes së Ibrahim Temos dhe 275 vjetori i lindjes së Ali pashë Tepelenës
Në promovimin e sotëm Drejtori gjeneral i Postë së Maqedonisë, z. Rexhepi theksoi se “Posta e Maqedonisë si kompani që respekton vlerat kulturore dhe historike, në Programin për botimin e pullave postare ka përfshirë edhe pullat postare të cilat po i promovojmë sot, duke dhënë kontributin tonë për figurën dhe veprimtarinë e këtyre dy kolosëve”.
Ai më tej shtoi se “pullat postare janë të përjetshme, të vetmet vepra arti ku arti në një hapësirë shumë të vogël, por jo të parëndësishme paraqet figura,epoka,veprimtari”.Pulla postare, sipas drejtorit Rexhepi është ambasadorja e vetme që i tejkalon kufijtë, kohën dhe largësitë, i bashkon njerëzit dhe fatet e tyre.
Për këtë arsye, sipas drejtorit Rexhepi, filatelia është shumë më tepër se vendosja e pullës postare në letër ose në ndonjë dërgesë tjetër postare, ajo është shprehje dhe simbol i kulturës të një populli.
Drejtori Rexhepi më tej shtoi “prandaj, ndjej një kënaqësi të veçantë që këto dy pulla postare të cilat po i promovojmë sot do të gjinden në shumë letra, kartolina, dërgesa postare, do të udhëtojnë anembanë botës duke përcjellë një ide të fuqishme për tejkalimin e distancave”.
Pullat postare janë me vlerë nominale prej 16 dhe 18 den, të shtypura në tirazh prej nga 8000 ekzemplarëve, ndërsa autor është Llarisa Zhivkovska Donev nga Byroja e filatelisë pranë Postës së Maqedonisë.
Pullat postare janë të përjetshme, të vetmet vepra arti ku arti në një hapësirë shumë të vogël por jo të parëndësishme paraqet figura, epoka, veprimtari. Ajo është ambasadorja e vetme që i tejkalon kufijtë, kohën dhe largësitë,i bashkon njerëzit dhe fatet e tyre.
Për personazhin dhe veprimtarinë e Ibrahim Temos dhe Ali pashë Tepelenës fjalim mbajti Drejtori i Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore Kulturore të Shqiptarëve, z. Skender Asani dhe profesor dr. Nebi Dervishi.