Share the post "Promovimi i pullës postare me pagesë me rastin e 8 majit – Ditës ndërkombëtarë të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe"
Me rastin e 8 majit – Ditës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, sot në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë u promovua pulla postare me pagesë shtesë. Duke uruar 8 majin, Drejtori Gjeneral i Postës së Maqedonisë Faadis Rexhepi theksoi: “Posta e Maqedonisë, duke u udhëhequr nga vlerat dhe postulatet themelore mbi të cilat bazohet puna e kësaj organizate të rëndësishme ndërkombëtare si humaniteti, paanësia, neutraliteti, pavarësia dhe univerzaliteti, tenton që çdo herë dhe në çdo kohë të jetë aty ku ndihma është më se e nevojshme. Pikërisht për këtë, nuk do të ishte jo modeste po të thoja se këto janë edhe vlerat tona të përbashkëta.
Fryt i bashkëpunimit tonë të ndërsjellë është edhe emetimi i pullës postare me pagesë me rastin e 8 majit – Ditës ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, përmes së cilës edhe njëherë duam të potencojmë dhe promovojmë rëndësinë e mirëkuptimit të përbashkët, shoqërisë, bashkëpunimit si dhe paqes së qëndrueshme mes të gjithë njerëzve. Si njeriu i parë i Postës së Maqedonisë, në emrin tim personal dhe në emër të ekipit drejtues ju siguroj se kompania jonë gjithmonë do të jetë përkrah jush duke mbështetur aktivitetet e juaja” – përfundoi Rexhepi.
Pulla postare me pagësë shtesë me tëmë “Java e Kruqit të Kuq” është me vlerë nominale prej 9 denarëve dhe është e emetuar në tirazh prej 50 000 ekzemplarësh, ndërsa autor është z. Branko Miov nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë. Në Postën e Maqedonsië nga sot (8 maj) deri më 15 maj 2017 do të zgjasë Java e Kryqit të Kuq, me ç’rast mjetet e mbledhura nga shitja e pullës postare me pagesë shtesë do të destinohen për Kryqin e Kuq.