Share the post "Promovimi i pullës postare “75 vjetori i hapjes së shkollave të para fillore në gjuhën shqipe në Maqedoni”"
Sot në Institutin për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve u promovua pulla postare “75 vjetori i hapjes së shkollave të para fillore në gjuhën shqipe në Maqedoni”
Pulla postare u promovua nga drejtori gjeneral i Postës së Maqedonisë z.Faadis Rexhepi i cili me këtë rast theksoi se: “Hapja e shkollave të para fillore në gjuhën shqipe në Maqedoni para 75 viteve nuk duhet të bie në harresë asnjëherë,për shkak se na kujton sakrificën e të parëve tanë që të kemi shkolla në gjuhën shqipe”.
Pikërisht këto ngjarje duhet të përfaqësojnë misionin dhe obligimin për gjeneratat e ardhëshme të arsimuara.Shkollat e para në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit paraqesin themelet për prodhimin e kuadrove cilësor sot,të cilat në procesin arsimorë formojnë bindjen se arsimi cilësor duhet të përfaqësoj qëllimin tonë të përbashkët.
Vlera e vërtetë e arsimtarit nuk është e determinuar mbi atë se çka ai din,as me aftësitë e tij që të përcjellë atë që e din,por të stimuluarit e dëshirës tek të tjerit që të jenë të dijshëm.Jam i sigurt të nderuar të pranishëm që pikërisht kjo premisë i ka udhëhequr gjeneratat e para dhe arsimtarët e tyre që të jenë të suksesshëm në qëllimin që të ngjallin kreativitetin e të shprehurit në gjuhën e tyre amtare, përfundoi drejtori gjeneral Rexhepi.
Për rëndësinë e “75 vjetorit të hapjes së shkollave të para në gjuhën shqipe në Maqedoni” me një fjalë rasti u drejtua drejtori i Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve z.Skender Asani dhe prof. Nebi Dervishi.
Pulla postare e lëshuar në tirazh prej 7000 ekzemplarëve, me një vlerë nominale prej 50 den., dhe autor i të cilës është Loran Kufalo nga Byroja e filatelisë në Postën e Maqedonisë.